E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Strehimi i afganëve/ Rama nga Washingtoni: Vendim që u pranua nga të gjithë shqiptarët

Në vizitën e tij në SHBA, kryeministri Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një fjalim në Universitetin Georgetown në Washington.

 

Ai vuri theksin kryesisht te strehimi i afganëve në Shqipëri, të cilin e konsideroi një vendim politik, por që u pranua nga të gjithë qytetarët shqiptarë.

 

“Këta jemi ne, nuk jemi të pasur por nuk e kemi të shkurtër kujtesën. Këtë e konsideroj si diçka që i përket popullit shqiptar, pasi ishte një vendim politik, por që u pranua nga të gjithë qytetarët dhe nuk u kundërshtua nga politika. Ne mund të mos biem dakord për sa është ora, por për sa i përket strehimit të afganëve ne ramë të gjithë dakord. Kjo i dedikohet gjithë popullit shqiptar, të gjitha partive politike. Më thanë se do rrinë vetëm pak muaj, i thash miqve amerikanë, mos e premtoni këtë se ne e dimë si venë gjërat. Ata po presin vizat për të shkuar në Amerikë, por janë të ftuar të qëndrojnë aty nëse dëshirojnë”, u shpreh Rama.

 

Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu bashkëjetesën fetare si një nga gjërat më të çmuara të vendit tonë.

 

“Prania ime këtu, më bën të mendoj se sa shumë ai regjim shtypi besimin dhe të drejtën për të besuar. Sa shumë vuajtje shkaktoi vetëm se kishte lidhje me perëndimin. Ndihem i përulur kur dëgjoj lëvdatat e komuniteti të grave.Unë jam katolik, gruaja ime myslimane. Dy fëmijët tanë të rritur janë ortodoks. Kemi një të vogël që, mund të marr vendimin për tu bërë hebre. E them këtë se kjo është pjesa më e bukur që ka Shqipëria.”

Vazhdo të lexosh