E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Strategjia e Lindjes fitoi”/ Vasili për Ramën: Arrogant dhe vulgar me Evropën

 

Nënkretari i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministri Edi Rama dhënë për “AFP”, kur tha se “Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe të qajë që ajo të hapet”.

 

Në një postimi në “Facebook”, ish-deputeti e ka quajtur kreun e qeverisë arrogant, vulgar dhe argresiv ndaj Evropës, ndërsa shtoi se pasojat e të qenit i neveritshëm i vuajnë shqiptarët.

 

“Edi qesh dhe nuk qan, por harron qe qesh mire kush qesh i fundit…..! Po eshte e vertete, Edi ja ka dale ta lere Shqiperine jashte Europes, ky eshte “suksesi” me i madh i tij. Arrogant, vulgar dhe agresiv ndaj Europes ai ja ka dale te jete i neveritshem me Europianet dhe pasojat i vuajne shqiptaret.”

 

Sipas tij, sjellja e Ramës me europianët nuk është rastësi, por strategji për krijuar alibinë e “Shqipërisë drejt Lindjes, sepse gjoja Perëndimi nuk e do Shqipërinë.”

 

“Kjo strategji e lige kembengulese Anti BE eshte gatuar larg…ne Lindje dhe Edi eshte produkt dhe sherbetor i saj. Sot Edi qesh sepse strategjia e Lindjes ka fituar. Por Shqiptaret shohin vetem nga perendimi. Shqiptaret jane te perjetshem. Edi eshte shume shume i perkohshem gati i ikur…. Shqiperia drejt perendimit eshte rruge pa kthim. Qesh Edi sot, por duhet te mos harroje se qesh mire kush qesh i fundit….por atehere Edi do te qaje shume dhe do te jete fare vetem.”

Vazhdo të lexosh