Thomas Strakosha vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë në radhët e Lazios. Portierit i përfundon kontrata në vitin 2022 , por drejtuesit e bardhekaltërve  janë vënë në lëvizje për të blinduar shtatlartin e tyre deri në vitin 2025.

Duke parë rendiminetin e shkëlqyer që 25 vjecari ka, frika në ekipin kryeqytetas qëndron së gardiani kuqezi mund të zgjojë vëmendjen e klubeve të tjera europiane. Për Thomas Strakosha kanë shfaqur interes dhe shumë ekipe angleze si Totenhem apo Everton, për këtë arsye drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare i ka ofruar shqiptarit një kontratë të re.

Sipas asaj që raportohet marrëveshja përmban dhe ndryshime ne aspektin financiar.  Dyfishim i pagës nga një milion në dy milionë euro në vit plus bonuset është një nga kërkesat e portierit që pritet të plotësohet nga klubi. Megjithatë tratativat janë ende të hapura mes dy palëve. Gjithcka pritet të zrytarizohet në ditët në vijim.

Thomas Strakosha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm në ekipin kryeqytetas . Këtë sezon portjeri mund të bëhet dhe shqiptari i parë që ka mundësi të fitojë me skuadrën e tij titullin kampion në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *