E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Stoltenberg: Të ulen tensionet mes vendeve të Ballkanit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bën thirrje vendeve të Ballkanit që të ulin tensionet. Gjate një konference për shtyp në Bruksel, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg u shpreh se aleanca është duke e forcuar partneritetin në rajon.

 

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve ta bëjnë atë që munden për reduktim të tensioneve, për evitimin e retorikës nxitëse dhe të sigurojnë që ne të mos shohim serish ndonjë konflikt të armatosur në këtë rajon”

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, theksoi se përgjegjësinë kryesore për evitimin e konflikteve eventuale, e kanë vendet e rajonit. Por Jens Stoltenberg garantoi përkrahjen e aleancës për të shmangur çdo lloj konflikti të armatosur në Ballkanin Perëndimor.

Vazhdo të lexosh