Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të...

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e re e...

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në...

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin...

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Stoltenberg: Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet e brishtë

26 Janar 18:15

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg, tha sot në Bruksel se situata e sigurisë në Ballkan mbetët e brishtë. Shefi i NATO-s u takua me Kryeministrin malazez Milojko Spajiç në Bruksel dhe dënoi shpërthimin e dhunës në Kosovë vitin e kaluar duke thënë se NATO reagoi me shpejtësi duke dërguar një mijë trupa shtesë për të ndihmuar KFOR-in që të zbatojë mandatin e tij.

Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetët e brishtë, tha të premtën në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.

“Shpërthimet e dhunës vitin e kaluar në Kosovë ishin të papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dërguar 1,000 trupa shtesë dhe mjete të blinduara. Jemi të përkushtuar të sigurohemi që KFOR-i vazhdon ta përmbushë mandatin e vet sipas OKB-së”, tha zoti Stoltenberg.

Kryeministri i Malit të Zi, Spajiç, vendi i të cilit është anëtarësuar në NATO para shtatë vjetësh, tha se Podgorica e kupton se prania e NATO-s në rajon sjell siguri dhe stabilitet.

“Mali i Zi e kupton se shumë zhvillime globale kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme që tërheq, me të drejtë, vëmendjen e aleatëve. Por ne nuk duhet të harrojmë rajonin. Nënvizoj edhe njëherë rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në rajon, sepse kjo është një garanci e fortë e paqes dhe stabilitetit. Unë pres që kjo të rikonfirmohet në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington”, tha zoti Spajiç.

Përgjatë vitit 2023 ka pasur disa herë shpërthime të dhunës në Kosovë. Me 24 shtator, Kosova u gdhi me lajmin se një pjesëtar i policisë mbeti i vrarë dhe të paktën dy të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me një grup të armatosur në veriun e banuar me shumicë serbe.

Tre pjesëtarë të grupit u vranë gjatë përleshjeve që zgjatën pothuajse tërë ditën, duke ngritur shqetësimin për qëndrueshmërinë në rajonin e brishtë. Rasti ende po hetohet ndërsa Beogradi ka hedhur poshtë akuzat e Prishtinës se qëndron prapa këtij sulmi.

Në muajin maj, të paktën 25 persona u lënduan gjatë përleshjeve të protestuesve serbë në Zveçan, në pjesën veriore të Kosovës, me ushtarët e KFOR-it. Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani tha se u lënduan 11 pjesëtarë italianë të KFOR-it, 3 prej të ishin janë në gjendje të rëndë.

Situata e tensionuar në Kosovë u zhvillua pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në komunat e pjesës veriore ku shumica e banorëve janë serbë pas zgjedhjeve lokale që serbët i bojkotuan.

Pas këtyre përleshjeve presidenti serb Aleksandar Vuçiç vendosi ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake dhe urdhërojë njësitë ushtarake të afrohen më pranë kufirit me Kosovën.

Analistët thonë se lufta në Ukrainë i ka shtuar aktivitet e Moskës për të ripërtërirë ndikimin në Ballkan të cilin mundohet ta shfrytëzojë për të tërhequr vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Shefi i NATO-s foli sot edhe për anëtarësimin e Suedisë në NATO, një proces që po zgjat për një vit e gjysmë, duke thënë se kjo do të forconte aleancën ushtarake ndërsa vazhdon agresioni rus në Ukrainë.

Ai e përshëndeti vendimin e Turqisë për të miratuar kërkesën e Suedisë, ndërsa tha se pret që Hungaria ta bëjë këtë në fund të muajit të ardhshëm

“Unë jam absolutisht i sigurt dhe kam besim tek Hungaria se miratimi i anëtarësimit të Suedisë do të bëhet sapo të mblidhet parlamenti në fund të shkurtit”, tha shefi i NATO-s, Stoltenberg.

Suedia, së bashku me Finlandën, braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret Rajoni
Tagged:
Ballkani NATO

Nga e njëjta kategori

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në thelb, ai do të lirohet

më shumë...

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën

më shumë...

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende kërkojnë reduktimin me qindra miliardë euro

më shumë...

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:11

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk...

4:08

Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria-narrativa e...

3:50

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim...

3:29

Zjarr masiv pranë stadiumit Wembley në Londër,...

3:15

Përplasje për buxhetin e BE-së, gjashtë vende...

2:58

Braktisen fshatrat e Oparit në Korçë, krahina...

2:38

Zjarr në pyje dhe kullota në Plovisht...

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.