Subscribe

Ndërkombëtaret vijojnë te apelojnë për pjesëmarrjen e qytetarëve të Maqedonisë në referendum dhe për te votuar pro marrëveshjes për emrin.

 

Sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg i cili pak dite me pare vizitoi Shkupin u është drejtuar serish maqedonasve me një videomesazh.

 

Jens Stoltenberg: Marrëveshja historike për emrin ju jep mundësinë për anëtarësim të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin e plotë në NATO. Anëtarësimi ne NATO do tu japë juve dhe fëmijëve tuaj sigurinë qe vjen kur je pjesë e aleancës me te suksesshme ne bote dhe do ti japë vendit tuaj vote te barabarte ne vendimet tuaja . Ka ardhur momenti të dëgjohet zëri juaj. Kjo mundësi vjen një herë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur por vetëm qytetaret e vendit tuaj mund te vendosin për të hyrë. E ardhmja juaj është në duart tuaja. Ne ju presim ne NATO.

 

Më parë në të njëjtën mënyrë kanë dhënë mbështetjen e tyre për referendumin e 30 shtatorit edhe Presidenti i Këshillit Europian Denald Tusk dhe ai Francez Emanuel Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *