E mërkurë, 21 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Steve Witkoff takon Vladimir Putin, negociatori amerikan u prit nga presidenti rus një ditë pas bisedimeve me Zelenskyn

I dërguari special amerikan, Steve Witkoff është takuar këtë të mërkurë me presidentin rus, Vladimir Putin në Shën Petersburg për të diskutuar propozime të reja për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi u zhvillua një ditë pas bisedimeve të Witkoff me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Oslo ku u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe hapat e mundshëm drejt negociatave.

Reklamë

Gjatë bisedimeve në Norvegji, Ukraina paraqiti propozime të reja për paqen. Diskutimet u përqendruan te garancitë e sigurisë për Kievin, rindërtimi ekonomik pas luftës dhe bashkëpunimi mes vendeve evropiane.

Sipas një zyrtari amerikan, palët shënuan përparim drejt një qëndrimi të përbashkët për negociatat me Moskën.

Pas takimit, Zelenskiy deklaroi se Ukraina po merrte sërish paralajmërime në kohë për sulmet me raketa ruse.

Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu garanci të forta sigurie për vendin e tij, të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleancës.

Nga ana tjetër, Trump deklaroi se Ukraina duhet të pranojë të negociojë, duke argumentuar se Rusia ka avantazh në fushën e betejës dhe ka pushtuar territore të konsiderueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.