Subscribe

Në një kohë kur terrorizmi kërcënon gjithnjë e më shumë, përgatitja ushtarake bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Forcat e Armatosura shqiptare dhe ato britanike kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake si aleatë në kuadër të NATO-s.

 

Në bazën ushtarake detare të “Kepit të Palit”, ushtarë shqiptarë dhe britanikë ishin pjesë të operacionit stërvitor “Ushtari Eagle 17”. Për të ndjekur nga afër operacionin ushtarak, ishin edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe, Chief Marshall Sir Stuart Peach, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.

 

“Roli i Britanisë së Madhe ka qenë historikisht mjaft i rëndësishëm dhe padyshim që angazhimi i saj edhe për të ardhmen është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës, të gjithë hapësirës atlantike, por edhe për të përballuar gjithë së bashku me sukses sfidat globale.”

 

Më herët, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe është takuar edhe me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për rritjen e kapaciteteve të parandalimit si dhe të mbrojtjes së kufijve të NATO-s.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *