Prezantimi i fazës së dytë të pandemisë Covid 19 nga kryeministri Conte, ku thelbi është bashkëjetesa me virusin, ka dhënë shpresë edhe për rinisjen e mundshme të futbollit të luajtur. Kuptohet faza e parë është rinisja e stërvitjes pa të cilën klubet nuk mund të kthehen në fushë. Teksa prezantoi të gjithë planin e masave dhe riorganizmin social-ekonomik të Italisë në kuadër të fazës së dytë, kryeministri Conte deklaroi gjithashtu se të gjithë sportistet, përfshirë edhe futbollistet mund të nisin stërvitjen në nivel individual në datën 4 maj. Ndërkohe për të nisur stërvitjet në grupe, gjë me të cilën lidhet specifikisht futrbolli dhe disa sporte të tjera ekipore, duhet pritur data 18 maj kur parashikohet të lejohen stërvitjet në grup. Conte nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka pranuar plotësisht planin e derguar në këshillin e ministrave nga Liga e futbollit e Serisë A, që përcaktonte pikërisht datat 4 dhe 18 maj për nisjen e stërvitjeve. “Për trë kuptuar nëse mund të kthehemi në fushë për të mbyllur sezonin duhet ende te presim edhe pak. Ministri Spadafora po punon me komitetin teknik dhe ekspertet për të specifikuar edhe masat e sigurisë në rast rinisje”, u shpreh Conte. Në rast se gjithcka shkon mirë sipas planit të Fazës 2, seria A duhet të rinisë ndeshjet pa tifozë në 10-12 qershor. Në Gjermani ndërkohe presin ok-in e Merkel për të nisur në 9 maj ndërsa në Angli shpresojne të jenë gati në fillim qershori. Të vetmet që kanë konfirmuar mbylljen e sezonit deri tani janë Holanda e Belgjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *