Kuqezinjtë kane zhvilluar seancën e pare stërvitore ne Durrës ne prag te miqësores kundër Norvegjisë ne 26 mars. Tekniku Panuci ne këtë stërvitje te pare nuk e ka pasur te plote skuadrën, ndërsa i ka munguar prapavija. Portieri Etrit Berisha ka nje dëmtim ne kofshe, ndërsa ka zhvilluar vizita te specializuara.
Pas konsultave, vetëm sot do te mësohet nese gardiani i portës kuqezi do te jete i gatshëm per miqësoren kundër skandinaveve. Duke qene se kemi vetëm nje ndeshje miqësore te kuqezinjve, stafi me te gjitha gjasat nuk do te rrezikoje me Berishën, duke aktivizuar nje nga portierët me ne forme ne kampionatin italian Thomas Strakosha. Ndërkohe ne stërvitje kane munguar edhe dy mbrojtës.
Elseid Hysaj i cili kishte mare leje nga stafi, tekniku ju bashkua këtë mëngjes skuadrës e po kështu Berat Gjimishti, i cili mungonte për arsye familjare ne këtë seance te pare tekniku italian Panuci ne prani te kreut te Federatës se Futbollit i ka shpalosur objektivat skuadrat per sezonin e ardhshëm. Ndërkohe me interes pritet se kush do te jete lojtari qe do te zëvendësoje Ansi Agollin, i cili tashme nuk bën me pjese ne planet e trajnerit. Me te gjitha gjasat Naser Aliji, i cili ne fundjave u shpall ne formacionin me te mire te serisë B me skuadrën e tij ku militon Entela.





