Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 17...

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë:...

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në...

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për...

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

“Sterilizimi”, Beqaj sërish me pranga në Kuvend, do të dëshmojë në Komisionin Hetimor

13 Nëntor 11:55

Për të dytën ditë radhazi, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Kuvend me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët e policisë. Në pamundësi për të dëshmuar ditën e djeshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up ashtu siç ishte parashikuar, Beqaj është paraqitur sërish sot para opozitës dhe mazhorancës për të dhënë sqarimet e tij lidhur me rolin e tij si ministër Shëndetësie në kohën kur u firmosën dy kontratat koncesionare.

Ditën e djeshme mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe mashorancës. Debatet nisën pasi opozita kërkoi shtyrjen e afatit të Komisionit, të cilit i përfundon mandati nesër, të enjten, ndërsa mazhoranca kundërshtoi.

Më pas, ish-ministri Beqaj, kërkoi që të bënte prezantimin në Power Point, kërkesë e cila u refuzua nga opozita.

Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste kërkoi nga kryetarja opozitare e komisionit, Albana Vokshi, që kërkesa e Beqajt të hidhej në votim. Por Vokshi nuk pranonte duke thënë se nuk mund të hedhë në votim një kërkesë të pabazuar në ligj.

Debatet mes palëve për këtë pikë zgjatën disa orë, duke bërë që mbledhja të përfundonte pa deklaratën apo dëshminë e Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj u paraqit në komisionin parlamentar i prangosur dhe i shoqëruar me polici, për shkak se ka masë sigurimi arrest në burg për abuzim me fondet e BE kur drejtonte SASPAC. Ndërkohë që për sterilizimin në shëndetësi, që gjithashtu po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, Beqaj ka masën detyrim paraqitje./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Ilir Beqaj Komisioni Hetimor

Nga e njëjta kategori

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në rrugë

më shumë...

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë në pallatin presidencial

më shumë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë për tifozët bavarezë

më shumë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

3:50

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan...

3:27

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë...

3:20

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik...

3:01

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë,...

2:34

Trump i bindur për fundin e luftës:...

2:25

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit...

2:16

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje...

2:06

“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri”...

1:48

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha:...

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.