Stavro Pilo po konfirmohet si një lojtar cilësor te AEK, mbrëmë gjeti golin kundër Manchester City

Stavro Pilo është një prej emrave shqiptarë që po tërheq vëmendjen në futbollin europian. Mbrojtësi i AEK Athinës dhuroi një moment të veçantë mbrëmjen e së martës, më 20 tetor, kur arriti të shënonte në përballjen e Champions League kundër Manchester Cityt.
Në minutën e 52-të, Pilo përfitoi nga pasimi i Zinit dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me të majtën brenda zonës së rreptësisë. Goli i tij ngushtoi përkohësisht diferencën në 2-1, duke i dhënë shpresë skuadrës greke për të rikthyer emocionet në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Etihad”.
Megjithatë, Manchester City reagoi shpejt dhe arriti të fitonte takimin me rezultatin 5-1, me Phil Foden që realizoi një tregolësh. Pavarësisht humbjes së AEK-ut, goli i mbrojtësit shqiptar ishte një prej momenteve pozitive për skuadrën mike.
Paraqitje të tilla janë një sinjal pozitiv për futbollin shqiptar. Të shënosh në Champions League, përballë një kundërshtari të kalibrit të Manchester Cityt, është një moment i rëndësishëm për çdo futbollist.




