Presidenti Ilir Meta e cilësoi antikushtetues dhe një vendim tinëzar nga ana e Kuvendit rrezimin e dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të SPAK.

Gjatë një konference për mediat, kreu i shtetit deklaroi se ndryshimet që miratoi dje Kuvendi cenojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Sipas tij, dekretet u mbajtën të fshehura për t’u përfshirë në një moment si ky, kur vëmendja është përqendruar te Kodi i ri Zgjedhor.

“Dua të tërheq vëmendjen për dy akte të Kuvendit dje, që njëri ishte shumë pozitiv dhe shumë negativ. Dekreti për ligjin e betimit të gjyqtarëve kushtetues, është firmosur në 2 mars para popullit. Dje Kuvendit tregoi se i bindet popullit dhe mori mesazhin nga qytetarët. Po ashtu dhe Venecia foli qartë se Presidenti ka pasur të drejtë. Por dje Kuvendi u soll shumë ndryshe për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.Kuvendi dje preku në mënyrë të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi. Kuvendi i hoq të drejtën Presidentit për tu betuar tek President dhe anëtarëve të SPAK. Kuvendi një partiak i ndau dje gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori. Me këtë ligj është cënuar integriteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Po kështu Parlamenti një partiak ka ndarë në dy pjesë dhe anëtarët e SPAK.”

Ndër të tjera, Meta paralajmëroi se Presidenti do të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *