Starton sot kupa e konfederata ne futboll, qe është edhe testi ne prag te finaleve te kupës se botes Rusi 2018. Ne Shën Peteburg sfida hapëse e turneut te 10 mes vendasve te Rusisë dhe Zelandës se Re me pjesëmarrjen edhe te Vladimir Putin ne tribune. Një formule e thjeshte 8 skuadra nga 6 konfederata, dy grupe dhe 16 ndeshje. Ne grupin A bëjnë pjese mikpritësit e Rusisë, Zelanda e Re skuadra e fundit qe ka fituar kupën oqeanike, Portugalia e Kristiano Ronaldos dhe Meksika, e cila fitoi barazhin me Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ne grupin B do te përballen Gjermania, Kameruni fituesi i fundit i kupës se Afrikës, Kili kampion i kupës se Amerikës dhe Australia fituese e kupës se Azisë 2015. Ne gjysmëfinale do te kalojnë dy vendet e para ne grupe. Dy janë oraret e garave 17 dhe 20 me përjashtim te ndeshjes per vendin e trete qe do te luhet ne orën 14 ne 2 korrik. Pa dyshim ylli i kupës se konfederatave është Cristiano Ronaldo, njeriu kopertinë i këtij turneu kjo dhe per faktin se eshte ne qendër te vëmendjes, edhe per te ardhmen e tij pas deklaratave se do te largohet nga Reali i Madridit. Përveç nje prove gjenarale per botërorin, kupa e konfederatave ka edhe rastin per te testuar ne mënyrë përfundimtare ose siç quhet ndryshe Moviola ne fushe qe do te jete zyrtare ne kupën e botes Rusi 2018. Mbajtësi ne fuqi i këtij trofeu është Brazili, qe ne fakt ka edhe rekordin duke e fituar katër here atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *