Ka nisur spektakli i mbarë shqiptarëve në ekranin kampion të televizionit kombëtar Vizion Plus.
Sot starton gjysmëfinalja e parë e Albania’s Got Talent. Dhjetë talente do të konkurrojnë fort mes tyre, ku vetëm dy prej tyre do të kenë shansin të kalojnë në finalen e madhe, ku luhet për 20 mijë euro.
Nën moderimin e talentit Isli Islami dhe nën “optikën” e 4 gjyqtarëve më të mirë të spektakleve: Agron Llakaj, Kastro Ziso, Adelina Ismajli dhe Elsa Lila, starton kjo mbrëmje magjike në Vizion Plus.
Këtë event talentesh mund ta ndiqni LIVE në ekranin e Vizion Plus, në livestream në vizionplus.tv dhe në linkun e mëposhtëm të YouTube.
https://www.youtube.com/live/vfK232lmWIc?si=eadkJx4uuynVXVcw





