Gjermania la menjëherë pas zhgënjimin e evropianit, duke e nisur ne mënyrën me te mire fushatën ne kualifikueset e botërorit Rusi 2018. Ne Oslo, skuadra e Joakim Lev shpartalloi vendasit e Norvegjisë me rezultatin e thelle 3-0 ne takimin e vlefshëm per Grupin C. Pancerat nuk e vunë per asnjë moment ne dyshim përballjen duke zhbllokuar shifrat qe ne minutën e 15 me Myler. Ne fundin e pjesës se pare ne një aksion fantastik ishte talenti Kimich, i cili dyfishoi rezultatin. Rezultati përfundimtar u volum nga Myler ne nje goditje me koke pas nje krosimi te Sami Kedira. Ne takimet e tjera te grupit Republika Çeke e mbylli ne barazim pa gola sfidën me Irlandën e Veriut ndërsa Azerbajxhani fitoi me rezultat minimal ne San Marino 1-0. Fitore e mundimshme ne debutimin e pare te Sam Allardays ne pankine e Anglisë. Ne takimin e vlefshëm per Grupin F, “tre luanët” fituan me nje gol ne minutën e 95 ne Trnava ndaj Sllovakise. Heroi i takimit për miqtë Lalana ndërsa te zotet e shtëpisë luajtën per rreth 38 minuta me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Skrtel. Ne takimet e tjera te këtij grupi Lituani – Slloveni 2-2 dhe Malte – Skoci 1-5. Rezultatet me surprize i prodhoi grupi e ku Polonia u befasua ne fund 2-2 ne Almata nga Kazakistani ndërsa Rumania e Kristof Daun, nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 me Malin e Zi. Polaket, te cilet kryesonin qe ne 35 minutat e para nuk arritën te administronin rezultatin ne pjesen e dyte. Ndërsa ne Bukuresht edhe pse vendasit 5 minuta nga fundi zhbllokuan shifrat, Jovetic dy minuta me vone ktheu gjithçka ne baraspeshe. Ne minutën e 97 Stanciu humbi mundësinë e marrjes se tre pikëve teksa gaboi nga pika e bardhe e penalltisë. Ne sfidën tjetër, Danimarka mundi Armeninë 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *