E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Sport

Stamaçoni: Fajin për situatën te Juventus e ka vetëm Mota

Ish-trajneri i Interit, Andrea Stamaçoni nuk i ka kursyer aspak kritikat për Juventusin dhe Tiago Motën.

Pas humbjes së hidhur kundër Atalantës, ai ka thënë se tashmë projekti bardhezi mund të quhet i dështuar, ndërsa fajtori kryesor për të është trajneri. Stramaçoni shton se Mota ka ngritur projektin në themele të gabuara.

“Projekti i Juventusit? Nëse duhet ta analizojmë sot, projekti është një projekt i dështuar, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Këtë ide e them sepse ato shtylla mbi të cilat trajneri ka vendosur të besojë, ata lojtarë që i janë dukur të pa prekshëm, në fakt nuk kanë qenë kurrë në nivelin e duhur”, tha ndër të tjera Stramaçoni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë