E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Stadiumi inagurohet me humbje, Shqipëria e pafuqishme përballë Francës

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në sfidën përballë Francës me rezultatin 0 me 2.

Pavarësisht dëshirës së lojtarëve kuq e zi në këtë ndeshje për të marrë një rezultat pozitiv në stadiumin e ri Air Albania, të besuarit e Rejës nuk ia dolën dot.

 

Franca arriti të kalonte në avantazh shumë shumë shpejt me Tolisso pas një rreshtimi gabim të mbrojtjes kuqezi.

Reklamë

 

Por mëgjithë përpjekjet e kombëtares shqiptare për të barazuar shifrat, gjelat arritën të menaxhonin mirë lojën dhe në minutën e 30 të dyfishonin shifrat me Griezman, duke vulosur kështu dhe rezultatin e këtij takimi.

 

Ndonese nuk luanin me formacionin e tyre me te mire dhe pa Pogba, Mbappe e Kante, kampionet e botes treguan potencialin e tyre.

 

Ndersa Shqiperia e trajnerit Reja e mbyll eleminatoren e euro 2020 me 13 pike, ne  vendin e katert pas Frances, Turqise dhe Islandes.

 

Takimi ne stadiumin e ri u ndoq nga 21 mije e 700 tifoze te cilet krijuan nje atmosfere shume te bukur, sidomos tifogrupet “Tifozat Kuqezi”, “Plisat” apo “Ilirian Elite”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë