Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Sri Lanka shpall gjendje të jashtëzakonshme pas arratisjes së presidentit

13 Korrik 13:24

Sri Lanka shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën pasi presidenti u largua jashtë shtetit për t’i shpëtuar protestave antiqeveritare, pasi mijëra njerëz dolën në rrugë, përsëri të zemëruar që ai ende nuk ishte dorëzuar.

 

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur në Maldive herët të mërkurën, pas protestave të gjera kundër krizës më të keqe ekonomike në vend në disa dekada. Disa orë më vonë, pa asnjë njoftim zyrtar se ai do të tërhiqej, mijëra protestues sulmuan zyrën e kryeministrit Ranil Wickremesinghe, të cilin Rajapaksa e emëroi si president në detyrë gjatë mungesës së tij.

 

Ata kërkuan që të dy zyrtarët të largoheshin. “Shko në shtëpi Ranil, shko në shtëpi Gota”, bërtitën ata.

 

Protestuesit antiqeveritar të Shri Lankës kanë hyrë edhe në stacionin kryesor televiziv shtetëror të mërkurën dhe për pak kohë morën përsipër transmetimin. Një burrë i paidentifikuar hyri në studion e rrjetit Rupavahini gjatë një programi live dhe urdhëroi që të transmetoheshin vetëm lajme të lidhura me protestën.

 

 

Transmetimi u ndërpre dhe u zëvendësua me një program të regjistruar. Protestuesit në Shri Lankë, gjatë fundjavës kanë hyrë edhe brenda pallatit presidencial.

 

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili iku në Maldive të mërkurën, i telefonoi kryetares të parlamentit dhe i tha se letra e tij e dorëheqjes do të dërgohet më vonë gjatë ditës.

 

“Presidenti ra në kontakt me mua përmes telefonit dhe tha se ai do të sigurojë që letra e tij e dorëheqjes do të merret nga unë sot”, tha kryetarja Mahinda Yapa Abeywardena në një deklaratë me video.

 

“I bëj thirrje publikut që të ketë besim në procesin parlamentar për të emëruar një president të ri në datën 20 dhe të [i kërkoj] të jetë paqësor”.

 

 

Rajapaksa gëzon imunitet nga arrestimi dhe besohet se ai donte të largohej para se të jepte dorëheqje, në mënyrë që mos të mund ta ndalonin kur të mbetej pa pushtet. Ai, gruaja e tij dhe dy truprojat ishin katër pasagjerët në bordin e një avioni ushtarak Antonov-32 që u ngrit nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Shri Lankës, thanë burimet e imigracionit për AFP-në.

 

Me të mbërritur në Maldive, ata u çuan në një vend të pazbuluar, nën shoqërimin e policisë, tha një zyrtar i aeroportit në kryeqytetin Male.

 

Protestuesit në Shri Lankë, që gjatë fundjavës hynë në pallatin presidencial dhe dogjën shtëpinë e kryeministrit, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe kryeministrit, për shkak të krizës ekonomike./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
arratisje Gjendje e Jashtëzakonshme president Sri Lanka

Nga e njëjta kategori

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit

më shumë...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas bie nga dritarja dhe humb jetën

më shumë...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.