Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sqarime në lidhje me projektligjin e ri për punësimin e mjekëve dhe infermierëve.

 

Në një deklaratë për mediat, ministria ka bërë me dije se nisma e re ligjore nuk ka të bëjë me dypunësimin por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme nga ana e bluzave të bardha.

 

Sipas ministrisë, ndryshimi i propozuar lidhet me ndalimin e mjekëve me dy diploma të cilët ushtrojnë dy profesione të ndyshme njëkohësisht.

 

“Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licensën tjetër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *