Të premten e sotme në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizon Plus u fol për partitë e reja, si “hemorragji ” e PD-së. Prej këtu gjatë debatit Arben Skënderi ka pohuar se më 25 Prill PS-PD-LSI,  ndoshta do të mundtë përballne me një olëvizje shumë më të madhe se ç mund të kenë pritur.

Pyetjes së Alban Dudushit nëse ka gjasa që partitë e vogla të vijnë në një listë të përbashkët si një parti politike ai është përgjigjur si më poshtë”

Alban Dudushi: Juve për ti kthyer besimin në votë jeni të gatshëm për të dalë me një listë të përbashkët si një parti politike

Arben Skënderi: Absolutisht, nje ëlëvizje shumë më e madhe s çmund të presin këta

Dudushi: Sesa këto parti veç e veç

Arben Skënderi: Dhe ata që kanë frikë nga kjo gjë pikërisht këtu e kanë gjithë kleçkën e gjësë

Murrizi: S’ besoj se kan ëkëtë hall.

Mërtiri: Ideja që palët janë njësoj dhe do krijojmë një pol të tretë për të rrzuar dy palët është utopi, sepse nuk mundesh, nuk k alogjikë.

Murrizi: Të dyja janë bashkë, thotë Ergysi ato palët

Mërtiri: Nuk I rrëzon dot të dyja. Nuk besoj se ka shqiptarë që beson që po u puq bashkë Topalli me Patozin d o rrëzojnë Ramën, Bashën dhe Kryemadhin njëkohësisht

Murrizi; Dhe do ti provojmë më 25 prill sa shqiptarë ka që nuk pranojnë që trë jenë bashkë Rama me Bashën.

Mëritiri: Mund të jenë të gjithë shqiptarët, porn ë fund far ekiur ndahen votat shkojnë te PD dhe P. Në këto kushte, retorika që nderton një utopi përballë gjithë establishmentit, duke e quajtur establishment sikur ëhstë bashkë…

Murrizi:  Pse, të duket realitet që LSI-ja merr 84 mandate, e kjo e jon aduket utopi? Pse sja thua asaj?

Pse, Basha merr  100 mandate të duket realitet? Po Rama merr 100 mandate duket realitet? Po kur këta të tre bëjnë utopi, dhe  dhe tu dukka utopi ty deklarimi ynë real që po shkojmë përpara qytetarëve me 25 Prill për të provuar se sa I pranojnë aleancat e pista të këtyre të treve me njëri tjetrin. Do ta provojmë, kemi zgjedhjet para!

Mëritri: Ti me gjithë znj.Hajdari, Topalli, z.Patozi, ju të gjithë bashkë do rrëzoni nga pushtetoi PS, PD, LSI, unë besoj ti je politikan I pjekur dhe serioz dhe besoj e di që kjo është e pamundur.

Murrizi: Është shumë e mundur. Do tirrëzojnë shqiptarët se një pjesë e këtyre do hyjnë në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *