Subscribe

“Spotlight” me moderatorin Alban Dudushi është emisioni më i ri që vjen këtë sezon në ekranin e Vizion Plus.

 

Të hënën, të mërkurën dhe të premten, në “Spotlight” do të jenë çështjet më të rëndësishme të aktualitetit, politikës, kulturës dhe show bizit për të prezantuar të plotë panoramën e zhvillimeve në vend.

 

ALBAN DUDUSHI

MODERATOR  

Çështje që kanë të bëjnë me politiken por e kapur nga një aspekt i cili është i ndryshëm nga debati dhe sherri. Ka gjëra që ka të bëjë me situatën ku jemi aktualisht me Covid-in, me ekonominë, që kanë të bëjnë me ç’do problematikë e cila e prek shoqërinë e sjell le të themi në një formë me konkrete me qytetare dhe më të qartë.

 

Debate me specialistë, opinionistë, zëra qytetarësh, e personazhe do ti japin  këtij formati një debat shterues dhe të larmishëm.

 

ALBAN DUDUSHI

MODERATOR

 

E premtja do të jete dita e prime time-it. E premtja në përgjithësi do të  trajtojë gjërat më të rëndësishme të javës kështu që meqë ngjarja më e rëndësishme e kësaj jave ishte vizita e ministrit të jashtëm grek dhe marrëveshja për ta çuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, do të fokusohemi te kjo gjë duke pasur zëra ekskluziv te cilët flasin mbi implikacionet dhe komplikacionet që mund të ketë nga ky vendim i marrë nga dy qeveritë.

 

“Spotlight” do të analizojë çështje të caktuara duke i ndërthurur edhe me elementë investigimi, që do të nisni t’i zbuloni nga sot në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00 dhe të Hënë e të mërkurë në orën 22:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *