Subscribe

Ndonëse nuk ka filluar zyrtarisht, fushta zgjedhore midis partive kryesore ka filluar duke përdorur strategji të ndryshme por një qëllim, bindjen e sa më shumë qytetarëve për t’i votuar.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloredo Cukali u shpreh se fushata zgjedhore nuk bëhet me meme.

Koloredo Cukali: Edhe qendrat e masazheve e kanë kthyer Instagramin në mjet pune. Edhe këto prostitutat e klasit të lartë në Shqipëri dhe botë që shesin veten, e shesin përmes Instagramit. Por, nuk ëhstë kjo arsyeja që një institucion shtetëror të kthehet në një dyqan. Unë mendoj që po e marrim shumë seriozisht diçka që në të vërtetë ëshët shumë jo serioze. Gjëja që është më serioze është se ne nuk kemi asnjë program konkret dhe real me të cilin të diskutojmë.

Nuk e di sa serioze është një kryetar të ndërtojë një fushatë bazuar mbi meme dhe të bazuar në Instagram…

Aulona Musta: Këto të dyja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Nuk domethënë që nëse ti përdor Instagramin apo Facebook-un nuk iu ke dhënë audienëcës apo elektoratit një platformë tënden, apo nuk ke qenë serioz kur ke dalë në intervista në ekran..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *