Subscribe

Ka mbërritur drafti paraprak i opinionit të ‘Venecias’ pas kërkesës së paraqitur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Komisioni i Venecias bashkë me ODIHR iu drejton 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t’i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit. Në rekomandimin numër 2 kërkohet të “shmanget çdo amendim i ri të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” dhe veçanërisht “kufizimet kushtetuese nuk duhet të ndryshojnë”.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Arben Kashahu, Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i PD-së është shprehur se pas zbardhjes së këtij drafti paraprak, Shqipërisë tashmë i shtohen kushtet për në BE.

“Ajo që thotë Venecia është që parimet themelore të hartimit të një procesi ligjor janë shkelur gjatë ndryshimit të Kushtetutës dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor, madje shkon deri këtu sa thotë se Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta nuk mund të trajtojnë njësoj çështjen e koalicioneve. Kjo gjë mund të sjellë probleme me zbatimin e ligjit.

Madje rekomandon që nëpërmjet një procesi politik apo një marrëveshje përpara zgjedhjeve për të kuptuar në mënyrë të njëjtë ligjin.

Pra, duket se pas këtij opinion nuk do jenë më 15 kushte për Shqipërinë. Provokimi i të gjithë këtyre ndryshimeve antikushtetuese nga mazhoranca e çon situatën në kolaps në raport me integrimin e Shqipërisë në BE, duke provokuar kushte të reja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *