Sëmundja pulmonare kronike e njohur me emrin SPOK po rritet nga viti në vit duke u bërë shkaku i tretë i vdekshmërisë në botë. Vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” 10% e pacientëve të shtruar vuajnë nga këto probleme.
“Prevalanca e spokut po rritet nga viti në vit dhe në vitin e fundit ka qenë në rang global rreth 10%. Spoku është edhe shkaku i tretë i vdekshmërisë në botë. Për sa i përket kostos totale në Bashkimin Europian spoku zë rreth 56% të patologjive respiratore. Në spitalin tonë pacientët tonë zënë rreth 10% të rasteve të shtruara në spitalin Shefqet Ndroqi”, tha mjekja pneumologe, Eugerta Dilka.
Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm i sëmundjes pulmonare prej të cilës vuajnë edhe moshat e reja.
“Për sa i përket faktorëve të riskut kryesori është duhanpirja, ndotja e ambientit dhe rritja e jetëgjatësisë së ambientit dhe rritja e jetëgjatësisë së pacientit që është në kontakt me këto faktorë të riskut. Ka shumë pacientë të cilët edhe pse janë në moshtë të re kemi termin spok rast i ri, që i nënkupton edhe për pacientët e moshës së re të cilët mund të kenë pasur dëmtime të hershme në fëmijëri, mund të kenë kaluar sëmundje infektive në fëmijëri dhe faktorëvë gjenetik dhe të ambientit mund të bëjnë SPOK”, shtoi mjekja.
Në ditën botërore të SPOK-ut, mjekët pneumolog këshillojnë njerëzit që të ndërgjegjësohen duke ekzaminuar në kohë këtë sëmundje që në shenjat e para që shfaqen./vizionplus.tv





