E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Spiuni që u kthye nga i ftohti”/ Historitë e agjentëve në Europë gjatë Luftës së Ftohtë

Në Gjermaninë e vitit 1961 kur Muri i Berlinit ndau pjesën Lindore nga Perëndimore, jo vetëm si hapësirë fizike, por edhe ideologjike, një lojë e egër idesh dhe mendimesh, një lufte e ftohtë, nxirrte dhe zhdukte nga skena një serë personazhesh, agjentë.

 

Në romanin  “Spiuni që u kthye nga i ftohti” i autorit John Le Carre, thuhen të vërtetat pa dorashka te marrëdhënieve të errëta të spiunazhit.

 

Reklamë

Autori i cili sekretet e rrjeteve agjenturore, luftën e nëndheshme e kuptoi gjatë përvojës disavjeçare në Shërbimin e fshehtë Britanik,  i ka rrëfyer nëpërmjet një agjenti i cili mbetet peng i jetës së dyfishtë.

 

Ky libër i autorit John Le Carre nga kritiket shihen si art i përkryer për ata që duan të njohin botën e spiunazhit , ndaj Aida Baro nuk përjashton mundësinë e të sjellurit në shqip edhe të veprave të tjera të shkrimtarit britanik.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë