Subscribe

Kërkesa e bordit të autoritetit të dosjeve për ndryshimin e ligjit për ish-bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit, ka vënë në lëvizje kuvendin.

 

Kryetarja Lindita Nikolla ka thirrur sot në një takim drejtuesit e grupeve parlamentare: Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj dhe Fatmir Mediu, të cilët i ka njohur me letrën e autoritetit.

 

Në këtë shkresë autoriteti argumenton se disa politikanë që zbulohen se kanë qenë spiunë, nuk mund të deklarohen të tillë, pasi ata kanë marrë një certifikatë pastërtie nga komisionet e ngritura vite më parë, të njohura si “Bezhani” dhe “Mezini”.

 

Për të ilustruar këtë ngërç, autoriteti sjell shembullin e një politikani qe sic konfirmohet ne dosjen qe iu eshte shperndare krereve te grupeve parlamentare eshte shtetasi Ilir Metaj.

 

Ky i fundit del se ka qenë spiun, por nuk i cenohet dot karriera politike edhe pse ka bashkëpunuar me ish-sigurimin.

 

Duke pranuar aludimet se mund të bëhet fjalë për personin e tij, ish-presidenti Ilir Meta reagoi dje, duke bërë thirrje që autoriteti të hapë menjëherë çdo dosje që pretendon se zotëron.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *