E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

Mediat arabe raportuan të premten se iranianët kishin ekzekutuar gjeneralin Esmail Qaani, i cili u akuzua si agjent i Mossadit.

Sipas The National, e cila raportoi lajmin, gjenerali Qaani i Gardës Revolucionare dhe Forcës Quds u akuzua për spiunazh dhe u ekzekutua. Emri i Qaanit doli në dritë pas raportimeve se Mossadi izraelit madje dinte se ku ishte ulur udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kur u sulmua dhe vdiq.

Reklamë

Sipas raportimeve, dyshohet se Qaani ishte ai që i dërgoi Netanyahut fotografinë e Khameneit të vdekur në mënyrë që kryeministri izraelit të mund të informonte Donald Trump për vdekjen e udhëheqësit suprem fetar të Iranit.

Qaani ishte ai që pasoi Soleimanin pas vdekjes së tij dhe gëzonte besimin absolut të Khameneit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë