Subscribe

Drejtësia do të vendosë nëse tenderi i zhvilluar për dhënien me koncesion të zonës së Spitallës në Durrës është ligjor apo jo. Kompania e renditur e dyta në garë ka paditur Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, me argumentin se në vendimmarrjen e saj nuk ka mbrojtur interesin publik. Ndërsa paralelisht kërkon pezullim të mëtejshëm të procedurave, për këtë tender si dhe shfuqizimin e vendimit të komisionit.

 

Kërkesë-padia e shoqëruar me dokumentacionin përkatës është depozituar në Gjykatën Administrative. Pala paditëse argumenton në akt- padi se plotëson kriteret e përcaktuara në tender dhe se vlerësimi i pikëve për secilin prej tyre është maksimal.

 

Ndryshimi i vetëm që diferencon dy kompanitë pjesëmarrëse në garë është plani i investimit. Kompania e shpallur e para në tender, pretendohet se ka paraqitur një studim fizibiliteti, ndërsa e dyta ka një plan të qartë biznesi. Ndonëse vlera e tarifës për përdorim të tokës është më e madhe nga konsorciumi fitues, të ardhurat vjetore rezultojnë të jenë shumë herë më të ulëta se vetë shifra prej 90 milione eurosh që ka ofruar kompania e dytë në listë.

 

Nisur nga ky fakt, gjykata pritet të vendosë lidhur me këtë vlerësim jo ligjor të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i cili bie ndesh edhe me interesin publik. Ekspertë të ndryshëm kanë ngritur shqetësimin se projekti për ndërtimin e një uzine ferrokromi në Spitallë është një nisme e gabuar, madje dhe klienteliste. Ndertimi i një fabrike të tillë bëhet shkak për ndotjen e mjedisit. Por duket se pas këtij vendimi fshihen interesa të tjera nga njerëz me pushtet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *