Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa bëri me dije se spitali i ri është drejt përfundimit.

Me anë të një vieomesazhi, Manastirliu tregoi se spitali i Fierit do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.

“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, ka bërë thirrje Manastirliu.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *