Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë Alternativa Demokratike Shqiptare në Preshevë, Armend Aliu dhe Nënkryetarin, Aziz Aziri.

 

 

Spiropali e ka konsideruar regjistrimin e popullsisë në Luginën e Preshevës si proces historik.

 

 

“Në fokus të takimit ishte procesi i regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës, ku rezultuan që jetojnë rreth 120 mijë shqiptarë. Ky proces, me rëndësi historike e kombëtare për shqiptarët, nisi më 1 Tetor dhe u finalizua me sukses më 31 Tetor falë mobilizimit të shqiptarëve të Luginës dhe angazhimit të partive politike shqiptare, shoqatave, organizatave joqeveritare, aktivistëve, si dhe aktorëve ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

 

 

Spiropali tha se, në përfundim të takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ku theksoi se qeveria dhe institucionet shqiptare do të ofrojnë gjithmonë mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *