E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spiropali për Metën: Ta durojmë edhe pak matrapazin, derisa partia t’i bëhet hi

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është drejtuar me një postim në “Facebook”-un e saj presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit, ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Spiropali shkruan se kreu i shtetit nxjerr “tallava-dekrete”, ndërkohë që jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Po ashtu, ajo paralajmëron se do durohet edhe pak derisa partia e tij LSI, të bëhet hi.

“Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë. Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë