Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në...

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit si “territor...

U gjet e pajetë në banesë, burri dhe vjehrra...

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

Spiropali: Opozita frikë nga çelja e negociatave, po përpiqet të prish imazhin e vendit

6 Shtator 14:03

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka hedhur akuza në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me aksionin opozitar.

 

Në një video-mesazh në “Facebook”, Spiropali deklaroi se opozita po bën përpjekje esktreme për prishjen e imazhit të Shqipërisë nga frika për çeljen e negociatave.

 

Por përveç negociatave, Spiropali e cilëson aksionin e opozitës dhe si një frikë nga reforma në drejtësi e cila sipas saj ka krijuar lepurinë në barkun e opozitës.

 

““Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi”, deklaroi mbreme Lulzim Basha! Shume domethënëse kjo frazë, për këdo që akoma nuk e ka kuptuar apo besuar se ku fle lepuri qe prodhoi gjithë zallamahinë e gjysmës së parë të vitit! E para, frika nga çelja e negociatave dhe perpjekja ekstreme për shkatërrimin e imazhit të Shqipërisë! Ja, fare e qartë, në mes të tetorit kur në fakt të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërise ne prag te vendimmarrjes së Këshillit Europian me 18 tetor, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë për të prodhuar foto e lajme në mediat ndërkombëtare mbi Shqipërinë e zhytur në të zeza që nuk meriton asgjë! Drejtësia, e dyta dhe në fakt e thella arsye e dukshme qe ka krijuar lepurin ne barkun e opozites, është po ashtu në frazën koncentrat që shpjegon edhe për ata qe s’kanë sy për të parë e vesh për të degjuar se ku fle lepuri! Platformë për të reformuar drejtësinë thotë zoti Lulzim, ndërkohë që tërë bota thotë vini në jetë platformen tashmë të miratuar e të dakordësuar me tërë botën. Jo negociatave sepse me negociatat nis edhe presioni pozitiv i BE-së për të dhënë provën se sistemi i ri ka nisur të funksonojë, duke hetuar e ndëshkuar zyrtaret e lartë dhe politikanët e përzier në zullume; jo platformës ekzistuese mbi të cilën po ngrihet sistemi i ri që rrit përditë lepurin në barkun e opozitës! Asgjë nuk duket se ka kuptuar e mesuar akoma kryetari i PD nga humbja katastrofike dhe rrënimi dramatik që i solli partisë më të madhe të opozitës me verbërine e mëndjelehtësinë e tij proverbiale! Por le të shpresojmë që drita e arsyes do të ndizet edhe në koken e tij dhe së paku në grupin udhëheqës të asaj partie, për të miren e të gjithëve. Ne s’bëjmë asnjë hap mbrapa dhe nuk njohim asnjë platformë alternative për Reformën ne Drejtësi, kështu që do të jetë mund i harxhuar kot ajo platformë se do të mbetet në sirtarin e ëndrrave me sy hapur të Lulzim Bashës. Ndërkohë po, jemi gati të ulemi për Reformen Zgjedhore dhe të kthejmë në ligj rekomandimet e raporteve të fundit të OSBE/ODHIRit, as më shumë as më pak. Është e drejta e kryetarit të PD te ëndërrojë përmbysje të bazës ligjore të zgjedhjeve, por kjo përsëri do të mbetet një ëndërr në sirtar. Ne nuk kemi kohë dhe as predispozitë për të humbur kohë me fantazitë e atyre që duan të bëjnë çorap çdo gjë, sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet. Por kemi të gjithë predispoziten të hapim një Dialog konstruktiv dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, përfshirë edhe Lulzim Bashën, për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Viti 2021 nuk është larg, prandaj le të shpresojmë që Lulzim Basha dhe PD do ta lënë të shkuarën për t’u marrë me të ardhmen.”, shprehet Spiropali.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
drejtesi Elisa Spiropali Lulzim Basha negociata Platformë

Nga e njëjta kategori

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku i Maliqit: Jam i paqartë për statusin e bashkisë!

më shumë...

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD: Verë e zezë për Shqipërinë, siguria publike ka dështuar!

më shumë...

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla flet për mikpritjen: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:17

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet...

9:06

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit...

8:52

Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën...

8:29

U gjet e pajetë në banesë, burri...

8:11

Horoskopi i sotëm, një surprizë, një mundësi...

8:09

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i...

7:54

Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me...

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.