Subscribe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ashpërsoi tonet në studion e “Quo Vadis” në “Vizion Plus” kur moderatorja Pranvera Borakaj i përmendi 21 Janarin, teksa flitej për protestat për Klodian Rashës.

 

Spiropali tha se nuk ka vend për të bërë një krahasim të tillë sepse në 21 Janar ndodhi një vrasje shtetërore.

 

“Kemi të bëjmë me vrasje shtetërore, me urdhra politikë për të qëlluar njerëz të pafajshëm, të paarmatosur. Çfarë është ky krahasium, çfarë krahasimi bëni? Ne nuk i qëlluam me armë. Po flas për një protestë politike. Mos krahasoni dy gjëra që janë krejtësisht të pakrahasueshme. Ky është një krim shtetëror.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *