E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Bashkëpunimi parlamentar, shtyllë e rëndësishme për vizionin e përbashkët europian

Ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali tregon se biseduan për rëndësinë e angazhimit të të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Kuvend për mbështetjen e reformave, forcimin e dialogut politik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian.

Reklamë

Spiropali nënvizon se bashkëpunimi parlamentar mbetet një shtyllë e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për vizionin e përbashkët europian.

Postimi i Ministres Spiropali:

Reklamë

Me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në një bisedë të hapur dhe konstruktive mbi rolin kyç të Kuvendit dhe diplomacisë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

U theksua rëndësia e angazhimit të të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Kuvend për mbështetjen e reformave, forcimin e dialogut politik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtin horizont europian, dhe bashkëpunimi parlamentar mbetet një shtyllë e rëndësishme për ta çuar këtë proces përpara me konsensus, përgjegjësi dhe vizion të përbashkët.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë