Subscribe

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e sheh protestën e qytetarëve për Klodian Rashën si politike. Nga studioja e “Quo Vadis”, ajo deklaroi se opozita po nxit të miturit dhe të rinjtë që të kryejnë akte dhune dhe po i përdor ata për qëllimet e veta politike.

 

“Çdo ditë e më shumë vijnë duke u bërë gjithnjë e më pak .Është e qartë që është një kauzë e stisur që ka humbur çdo besueshmëri që nuk bazohet tek kërkimi i drejtësisë, por tek krijimi i padrejtësive të reja për të realizuar atë që opozita e rrugës nuk ja ka arritur në këto vite, e kanë kuputar se me fytyrën e tyre dhe me maskat e tyre nuk ja dalin dot të krijojnë besimin e publikit. Tani kanë zgjedhur rrugën më të shëmtuar, më kriminale, duke përdorur, fëmijë të mitur. Sepse fytyrën e tyre në protestë nuk do ta shohë më askush. Po blejnë varfërinë e fëmijëve. Ky është krim. Nuk ka lidhje me masivitetin, nuk kemi të bëjmë me një protestë si 21 Janari. Bëhet fjalë për një grup të vogël, të organizuar, të kontrolluar.”

 

Elisa Spiropali sqaroi se vrasja e Klodian Rashës nuk mund të quhet vrasje shtetërore. Ajo njoftoi se ngjarja është drejt zbardhjes së plotë dhe se efektivi i policisë do të marrë dënimin e merituar.

 

:Nuk ka më kuptim që protesta të tilla të lidhen me rastin e vdekjes tragjike të Klodian Rashës. Ndajini këto gjëra. Shteti nuk e ka mohuar përgjegjësinë e policit, që është pas hekurave dhe po hetohet dhe me shumë gjasa do të dënohet. Arma ka qenë e shtetit, prandaj ngjarja është e rëndë. Është një ngjarje episodike, nuk ka lidhje me një urdhër shtetëror, nuk është një vrasje shtetërore. Moralisht ministri i Brendshëm ka ndjerë përgjegjësinë dhe ka dhënë dorëheqjen, edhe pse nuk kishte asnjë përgjegjësi për ngjarjen. Kemi përballë disa forca politike që nuk kanë asnjë ndjeshmëri për këtë çështje sepse kanë treguar se u mjafton vetëm një alibi për të hedhur molotov e për t’i vënë flakën shtetit shqiptar.  Ngjarja është drejt zbardhjes, kamerat janë marrë. Shteti nuk po e mbron policin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *