Kandidatja për deputete e PS, Elisa Spiropali ka bindjen se në Kamëz socialistët do të marrin një rezultat të lartë.

 

Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me gazetarin Roland Zili, Spiropali tha se mandati i tretë qeverisës do të jetë për të gjithë qytetarët.

 

“Nga projeksionet tona, PS do të marë rezultatin më të lartë që ka marrë ndonjëherë në Bashkinë e Kamzës të gjithë shqiptarët kanë fituar, jo vetëm ata që na kanë votuar. Edi Rama është kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe mandati i tretë i Edi Ramës, në kohë pandemie, sfida të jashtëzakonshme, nuk ka fituar zhurma, buja e portaleve e atyre që në 4 vjet vetëm kanë bërtitur dhe braktisur edhe etikën, edhe institucionet. Fituan të gjithë qytetarët, të majtë dhe të djathtë. Ne ja shtrijmë dorën opozitës, nuk janë armiqtë tanë, të gjithë palët duhet të reflektojnë. I shtrijmë dorë opozitës, qytetarëve që nuk na kanë votuar, të kenë besim se ne do të qeverisim njësoj.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *