Spezia bën histori në futbollin italian, duke u ngjitur për herë të parë në “Serinë A”, në historinë e saj 114-vjeçare.

Pas suksesit Spezia i bashhkohet skuadrave Benevento dhe Crotone për të luajtur në elitën e futbollit italian.

Spezia u mund 0-1 nga Frosinone në shtëpinë e saj në ndeshjen e dytë play off, por po me këtë rezultat pat fituar jashtë fushe në ndeshjen e parë.

Në këtë rast, sipas rregullores, vendosi renditja e dy skuadrave në fund të sezonit të rregullt të Serisë B, ku Spezia ishte klasifikuar më mirë se rivalët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *