NBA vijon spektaklin në parket dhe duket se tani më skuadrat i kanë të qarta objetivat e tyre për këtë sezon. Një vit nga ndraja e legjendës së basketbollit , Kobi Brajan , Los Angeles Lakers triumfoi në shtëpi  përballë Clevend Cavaliers. Në një sfidë ku LeBron James bëri një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij  pasi shënoi plot 46 pikë  dhe vulosi fitoren  me shifrat 115-108.

Ylli i Nba ia dedikoi këtë fitore pikërisht ish mikut të tij , Kobi Brajan i cili humbi jetën një vit më parë në një aksident ajëror së bashku me vajzën e tij. Një triumf me rëndësi ky për Lakers që rimarrin kreun e renditjes në Konferencën e perëndimit

Ndërsa  në Lindje, spikati humbja e Philadelphia-s, e cila u mund  nga Detroit Pistons. Por pavarasisht kësaj disfarë , Filadelfia qëndron në vendin e parë në klasifikim në Konferencën e Lindjes.

Fitore regjistroi dhe skuadra e Brooklyn Nets, e cila mundi me shifrat 98-95 Miami Heat. Të dy ekipet gabuan jo pak herë  megjithëse Nets ishte më dominues në fushë.  6 lojtarë të klubit , përfshirë këtu dhe  titullarët, realizuan mbi 10 pikë ndërsa vecojmë Harden e Durant që shënuan nga 20 pikë secili dhe lanë kontributin e tyre në këtë fitore.Ndeshjet u trasmetuan ekskluzivisht në ekranin e Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *