Kandidati për deputet i PS, Spartak Braho shpërtheu në akuza ndaj presidentit Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral. Braho tha se Meta është çmendur dhe zbardhi një bisedë mes të dyve në vitin 2017.

 

Duke komentuar deklaratën e presidentit të enjten nga Vlora, ku përmendi pushkën, Spartak Braho u shpreh se ai mund të krijojë vetëm një çetë vagabondësh.

 

“Na është çmendur presidenti. Unë kam qenë afër tij. Në 2017 më tha Spartak ti nuk bën më për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën. Turp të kesh i thashë. Qëndrova pranë tij me vite të tëra që ta mbaj afër. Këto fjalë që ka filluar të përçapet duke menduar se i ka ardhur koha që të rrëzojë rëndë interesat kombëtare. Ngjarje e rëndë ishte ajo e Rinasit, një preket për grusht shteti. Donte të ishte në krye. Por dështoi. Nuk e keni idenë çfarë rreziku kemi kaluar. Filozofia e Ilir Metës është puçizmi. Do dalë dhe do marrë pushkën Ilir Meta. Është e vërtetë që ka pasur skraparllinj në luftën e Vlorës. Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh. Më vjen keq që flas me këto fjalë. Nuk ka gjë të ngjashme me skraparllinjtë e vërtetë. Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *