Me mijëra njerëz me makina, motoçikleta dhe me flamurin spanjoll kanë vërshuar në rrugët e Madridit kundër mbylljes së vendit për shkak të Covid-19. Nën organizimin e Vox, partisë së ekstremit të djathtë, protestuesit kundërshtuan masat kufizuese kundër përhapjes së virusit të vendosura nga qeveria.

Spanja është një nga vendet e Evropës që ka ndjekur regjimin me të fortë të masave shtrënguese, e cila vetëm në ditët e fundit ka nisur lehtësimin e tyre. Shkak për protestën janë bërë kufizime te lëvizjes se lirë të njerëzve në Madrid dhe Barcelonë, si pasojë e numrit të madh të të infektuarëve aty.

Protestuesit i kërkojnë kryeministrit Pedro Sanzhes dhe zëvendësit të tij Pablo Iglesias të japin dorëheqjen pasi sipas tyre masat e ndërmarra po sjellin dëme të mëdha në ekonominë vendase. “Është koha të bëhet një levizje e madhe kundër qeverisë së papunësisë dhe mjerimit, e cila i ka braktisur punëtorët dhe të vetëpunësuarit”, thuhet në deklaratën e mbajtur nga partia e ekstremit të djathtë.

Që nga nisja e pandemisë këto janë protestat e para që po zhvillohen kundër masave mbrojtëse të ndërmarra nga qeveria. Të ngjashme u zhvilluan edhe në Sevije dhe Barcelonë. Të hënën pritet lehtësimi i masave për Madridin dhe Barcelonën. Qytetarët atje do të lejohen të grumbullohen apo të dalin për piknik në natyrë deri në 10 veta.Në Spanjë janë regjistruar mbi 28 mijë viktima dhe mbi 200 mijë të infektuar nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *