E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Sport

Spanjë, vazhdon momenti pozitiv i Realit

Moment pozitiv per Realin e Madridit dhe mbi te gjitha nje Kristiano Ronaldo ne forme te jashtëzakonshme. Skuadra e Zinendin Zidan mundi 6-3 Gironen ne javen e 29 te La Liga, duke ju afruar me 4 pike vendit te dyte ne renditje. Nje fillim i vrullshëm ne Santiago Bernabeu per Los Blankos qe gjeten rrjetën ne minutën e 11 me Kristiano Ronaldo. Pavarësisht disavantazhit Girona ne sulm dhe ne minutën e 29 barazoi shifrat me Kristian Stuani. Pas nje pjese te pare te barabarte përsëri Kristiano Ronaldo ishte zgjidhja duke kaluar përsëri skuadrën e tij ne avantazh ne minutën e 47.

 

Përsëri portugezi protagonist kur ne minutën e 59 dhuroi nje top te Lukas Vasquez qe shënoi golin e trete per vendasit. Por ne nje mbrëmje fantastike, lojtari me i mire i botes nuk kishte te ndalur pasi 5 minuta me vone gjeti përsëri rrjetën, duke shënuar golin e katërt. Me dopieten e tij personale ne këtë ndeshje Kristian Stuani ngushtoi diferencën ne minutën e 67, duke rihapur ne mënyre surprize ndeshjen. Por spektakli nuk kishte përfunduar këtu, pasi ne minutën e 86 ishte Gareth Bale qe shënoi golin e peste për Realin.

 

Ne nje loje tashme te hapur me sulme dhe kundërsulme, Girona u kundërpërgjigj dy minuta me vone me Huanpe, ndërsa ne minutën e pare te shtesës, ai qe hapi serine e golave, ai dhe e mbylli,  Kristiano Ronaldo duke vulosur shifrat 6-3 ne nje ndeshje qe vulosi kualitetin e madrileneve dhe por edhe nje kundërshtari qe tentoi deri ne fund me kurajo per te qene si i barabarte ne këto 90 minuta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë