Reali i Madridit ju përgjigj ne mënyrën me te mire fitores se thelle te Barcelonës ndaj Osasunes 7-1, duke fituar me rezultatin 6-2  ne Riazor ndaj vendasve te Deportivo La Coruna, duke treguar se lufta per titull ne kampionatin spanjoll do te jete e forte dhe e ashpër deri ne fund te sezonit. Me mjaft zemërim madrilenet te cilët vinin pas nje humbje ne El Clasico, duke gjetur rrjetën qe ne minutën e pare me Morata përpara se Hames Rodriguez te dyfishonte shifrat ne minutën e 14. Rumuni Andone ngushtoi diferencën e golave, por ne fundin e pjesës se pare Lucas Vasquez shënoi golin e trete per Real, duke mposhtur portierin kundërshtar. Edhe ne pjesën e dyte miqtë dominues duke depërtuar me mjaft lehtësi ne prapavijën e Deportivos. Ne minutën e 66 Hames Rodriguez shënoi golin e katërt, ndërsa 11 minuta me vone Isco shënoi te pestin. Hoselu gjeti rrjetën per here te dyte per te zotet e shtëpisë, ndërsa tre minuta nga fundi Casemiro sigloi shifrat përfundimtare 6-2. Ne krye te klasifikimit Barcelona dhe Real me nga 78 pike, por skuadra e Zinedin Zidan ka edhe nje ndeshje me shume për te zhvilluar.

 

Një tjetër dështim per Bajernin e Karlo Ancelotit. Bavarezet dështuan te preknin finalen e kupës se Gjermanisë, teksa u munden ne Alianc Arena 2-3 nga Borusia Dortmund. Ishin miqtë, te cilët gjeten te paret rrjetën kur ne minutën e 19 një gabim i Havi Martinez u shfrytëzua mjaft mire nga Guereiro, ndërsa u finalizua me pas nga Rojs. Gjithsesi spanjolli  i Bajernit rikuperoi gabimin kur ne minutën e 28 ktheu gjithçka ne baraspeshe. Ne minutën e 44 bavarezet kaluan per here te pare ne avantazh me Humels, duke krijuar pershtypjen se do te ishin ata skuadra e dyte finalist. Por surpriza ndodhi ne pjesën e dyte kur ne minutën e 69  Obumejang barazoi shifrat. 5 minuta me vone ketë here ishte dembele qe shënoi golin e trete per Borusia Dortmund,  duke i vështirësuar mjaft gjerat per skuadrën e Ancelotit. Vendasit ne sulm per barazimin, por Roben ne dy raste jo vetëm nuk mposhti portierin Burki, por u ndal edhe nga shtylla. Ne finalen e 27 majit Dortmund kërkon trofeun pas tre tentativave radhazi te dështuara.

 

Paris Sg ne finalen e kupës se Francës. Por kualifikimi u be akoma me i bukur pas shpartallimit qe i beri ne gjysmëfinale, kundërshtareve ne luftën per titull te këtij sezoni, Monako. 5-0 ne Park De Princ per parisienët te cilët nuk e vunë per asnjë çast ne dyshim fitoren përballe nje skuadre me formacion te dyte qe mendjen me shume e kishte te gjysmëfinalja e pare ne Champions League kundër Juventus. Per te zotet e shtëpisë, zhbllokoi Draxler ndërsa Cavani e mbylli pjesën e pare ne avantazh te dy golave. Me fillimi e pjesës se dyte, Mbae shënoi autogol ne portën e tij, ndërsa dy minuta me vone, ne te 52-en Matuidi shënoi golin e katërt. Ne fundin e takimit Markinjos mbylli nje mbrëmje fantastike per skuadrën e tij, kur vulosi rezultatin Paris Sg 5 e Monako 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *