Surpriza ne takimet e para per çerekfinalet e Kupës se Mbretit, nje ekskluzivitet i platformës Tring. Ne derbin katalanas Barcelona u mund jashtë çdo parashikimi 1-0 nga Espanjol ne fushën e këtyre te fundit. Një ndeshje ku skuadra e Valverdes dominoi përgjatë gjithë kohës, por pa arritur te gjente rrjetën.

 

Pas nje pjese te pare e mbyllur me rrjeta te paprekura, gjyqtari kryesor i takimi akordoi nje penallti per Barcelonën ne minutën e 63 pas nje faulli ne zone te Serxhi Roberto nga ana e Graneros. Por nga pika e bardhe e penalltisë, Leo Mesi u hipnotizua nga portieri Diego Lopes.

 

Minutat e fundit me mjaft emocione per tifozët vendas. Ne minutën e 88 Navarro kombinoi me Oskar Melendo me kete te fundit qe mposhti portierin Cillesen duke dërguar topin ne rrjete. Ne minutën e 3 te shtesës, Leo Mesi preku traversën, por pa arritur te ndryshonte rezultatin. Rezultat shokues edhe per Altetikon e Madridit qe ne Vanda Metropolitano u mund 1-2 nga Sevilla.

 

Gjithçka ndodhi ne 15 minutat e fundit te takimit. Fillimisht Diego Costa kaloi ne avantazh Los Colchoneros ne minutën e 73. Andaluzet u kundërpërgjigjen 8 minuta me vone. Një aksion pa shume pretendime Hesus Navas tentoi nga e djathta, topi u devijua nga Lucas Hernandez fillimisht dhe me pas nga portieri Moya duke përfunduar ne rrjete. Dy minuta nga fundi ne nje kundërsulm te shpejte ishte Hoakin Korrea qe mposhti per here te dyte portierin Moya duke i dhene fitoren skuadrës se tij, por edhe avantazhin tashme per kualifikimin. Fitore me përmbysje edhe per Valencian 2-1 ne Mestaja ndaj Deportivo Alaves.

 

Basket te paret ne avantazh me Ruben Sobrino ne minutën e 66 te takimit. Te zotet e shtëpisë reaguan 7  minuta me vone me Goncalo Guedes. Ndërsa ne minutën e 82 heroi ishte Rodrigo qe shënoi golin e dyte duke i dhene fitoren vendasve. Copa Del Rey vazhdon sonte ne Tring me takimin e orës 21-30 Leganes – Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *