Policia spanjolle ka sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës të kapur deri më tani në Europë. Rreth 9 ton kokainë ishte fshehur në një kontenier që transportonte banane nga Kolumbia.

 

Në operacion u përfshinë Europol dhe qeveria kolumbiane. Droga ishte e fshehur mes 1080 kutive të bananeve në një anije.

 

Deri më tani, autoritetet kanë arrestuar 6 persona që i përkasin rrjetit të trafikantëve, 4 në Spanjë dhe 2 në Francë, mes të cilëve është edhe një anëtar i policisë spanjolle.

 

Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria kolumbiane thuhet se ngarkesa i përket “klanit të gjirit”, që është kthyer në kartelin më të madh të trafikut të drogës në Kolumbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *