E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja, vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi pas Italisë

Numri i rasteve të diagnostikuara me COVID-19 është rritur në 5.753 nga 4.231 që ishte të premten.

 

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 136 persona kanë humbur jetën. 3000 të infektuar ndodhen vetëm në Madrid, ndërsa vetëm 24 orët e fundit janë prekur rreth 1 mijë e 500 persona.

 

Reklamë

Kryeministri Pedro Sanchez ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë, për të parandaluar përhapjen e  COVID-19. Ai do të mbajë një deklaratë pak më vonë për të njoftuar rreth masave të reja.

 

Pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur në Evropë me koronavirus. Të gjitha muzetë, shkollat dhe instutucionet e tjera janë mbyllur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë