Situata vijon të mbetet kritike në Spanjë. 932 persona humbën jetën 24 orët e fundit atje, ndërsa kete tw premte, vendi shënoi numrin më të lartë të personave të prekur në Europë, duke ia kaluar Italisë.

                                                  

MARIA JOSE SIERRA

DREJTORESH E EMERGJENCAVE

“Sot numri i rasteve totale të konfirmuara me koronavirus është 117,710. Kemi regjistruar brenda 24 orëve 932 të vdekur, 10.935 viktima që nga fillimi i epidemisë. Lajmi i mirë është që 30.513 persona janë shëruar tashmë, gati 4,000 më shumë se një ditë më parë me një rritje prej 14%.

 

Sipas gjasave, kryeministri Sancez do të vendosë zgjatjen e masave përtej 11 prillit.

 

Edhe Italia vijon të raportojë ditë pas dite shifra dramatike të viktimave të koronavirusit.  Kreu i Emergjencave Civile Angelo Borelli, shprehet se italianët duhet të qëndrojnë në shtëpi mbase edhe pas 1 majit.

 


ANGELO BORRELLI
KREU I MBROJTJES CIVILE

“Nuk mendoj se kjo situatë do të kalojë deri në 1 maj. Ndoshta do të duhet të qëndrojmë në shtëpi për shumë javë. Koronavirusi do të ndryshojë qasjen tonë ndaj kontakteve njerëzore dhe do të duhet të ruajmë distancën për disa kohë. Qeveria u ka garantuar rajoneve burimet për pajisje mbrojtëse për të kapërcyer urgjencën. Ne kemi nevojë për unitet të forte, bashkëpunim për të rezistuar”

 

Por kriza e koronavirusit në Europë është reflektuar edhe në politikë duke shkaktuar përplasje mes liderëve të vendeve antare. Një ditë më parë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen i kërkoi falje Italisë. Ndërsa kryeministri Giuseppe Conte, në përgjigje, i bëri thirrje Von der Leyen të tregojë më shumë unitet në planin e veprimit.

 

GIUSEPPE CONTE
KYEMINISTER I ITALISE

” Përballë një stuhie si Covid-19 që prek të gjithë, nuk ka nevojë për një ruajtës të jetës për Italinë: kemi nevojë për një varkë shpëtimi të fortë, evropiane që do të udhëheqë vendet tona drejt bashkimit. Letrat me vlerë nuk kanë për qëllim të ndajnë borxhin që secili prej vendeve tona ka trashëguar nga e kaluara, as për të siguruar që qytetarët e disa vendeve kanë paguar edhe për borxhin e ardhshëm të të tjerëve”

 

Edhe në Francë totali i atyre që kanë rezultuar opozitiv është rritur në mbi 59 mijë, ndërsa janë regjistruar 5,387 viktima. Në Gjermani numri i viktimave është rritur në 1,111, ndërsa më shumë se 85 mijë të tjerë  janë infektuar,

 

Në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht numri i viktimave është rritur në 2,921. Kryeministri Boris Johnson i infektuar me virusin dhe i vetëkarantinuar, doli me vështirësi në pragun e derës mbrëmjen e së enjtes për të duartrokitur në nderim të mjekëve dhe infemierëve që ndodhen në frontin e parë të luftës me COVID-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *