Spanja shpartallon Argjentinën

Gola dhe spektakël ne Vanda Metrapolitano ne miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Argjentinës. Jashtë çdo parashikimi iberiket shpartalluan amerikano jugoret me nje rezultat tenistik 6-1. Përballe nje kundërshtari edhe nje here pa Lionel Mesin ne fushe, te zotet e shtëpisë zgjidhen gjithçka shpejt kur Diego Costa ne minutën 12-te kaloi ne avantazh skuadrën e tij.
Ne minutën e 27 Isko dyfishoi shifrat përpara se Otamendi 6 minuta nga fundi i pjesës se pare te ngushtonte diferencën. Por ne pjesën e dyte, skuadra e teknikut Lopetegui ishte e papërmbajtshme me Argjentinën ne kapitullim total. Isco ne minutën e 52 shënoi golin e trete, ndërsa 3 minuta me vone Tiago Alkantara realizoi te katërtin. Ne harkun kohor te 1 minute te zotet e shtëpisë do te shënonin edhe dy gola te tjerë.
Fillimisht Jago Aspas mposhti portierin kundërshtar ne minutën e 73 përpara se Isco te vuloste shifrat 6-1. Ndërkohe Brazili u hakmor ne nje fare mënyre ndaj Gjermanisë, teksa e mundi 1-0 ne Olimpiashtadion te Berlinit ne miqësoren me arome botërori. Autori i vetëm i golit ishte Gabriel Jesus ne minutën e 37 te takimit. Edhe pse pancerat rriten presionin, nuk arritën te barazonin shifrat kjo edhe per merite te portierit Alison, por edhe mbrojtësit Miranda, ne te paktën dy raste.
Ne Uembli, Anglia dhe Italia e mbyllen miqësoren ne barazim 1-1. Ishte Vardi qe zhbllokoi shifrat per tre luanët ne minutën e 26 te takimit. Atëherë kur mendohej se vendasit do ta fitonin takimin gjyqtari kryesor akordoi nje penallti me ndihmën edhe te Var per Italinë pas nje faulli te Tarkovski ndaj Kiesa. Nga pika e bardhe e penalltisë ishte Insinje ne minutën e 87 qe kthehu gjithçka ne baraspeshe, duke evituar humbjen e dyte ne po kaq ndeshje per teknikun e ri Di Biaxhio.




