E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja regjistron sot 410 vdekje nga koronavirusi, numri më i ulët në katër javë

Spanja ka pësuar një rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi ditët e fundit. Gjatë 24 orëve janë shënuar 410 vdekje, duke shënuar kështu numrin më të ulët në katër javë. Po ashtu janë infektuar 1.528 persona të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë deklaroi se deri më tani raportohen në total 20.453 viktima dhe 195.944 të prekur.

Qeveria spanjolle ka bërë me dije se do të fillojë një studim epidemiologjik, ku do të marrë mostra nga 62.400 persona në të gjithë vendin, në përpjekje për të përcaktuar shtrirjen e infektimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë