E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja raporton më pak se 200 viktima për katër ditë me radhë

Spanja vijon të shënojë prej ditësh shifra të ulëta të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, Spanja ka konfirmuar 176 viktima. Në total, numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka arritur në 26.920.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë raportuar 426 të prekur me virus, duke e çuar numrin e të prekurve gjithsej në 228.030. Zona më e goditur është Madridi, pasi 8720 persona kanë humbur jetën, ndërsa 64.972 janë të infektuarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë